posted Nov 9, 2017, 3:55 AM by Jurgen Muho
Infocom Security Albania – Eventi më i dëgjuar në fushën e
Sigurisë Kibernetike, organizuar nga Protik dhe Bizz, në 8 Nëntor 2017
Hackathon - Capture
the Flag | 3rd Infocom Security Albania
Hackathon shërben si një vend për shprehjen e kreativitet
nëpërmjet teknologjisë. Individë me background teknik mblidhen së bashku, duke
propozuar zgjidhje teknike rreth një problemi apo ideje. Në këtë event morën
pjesë grupe të përzgjedhur studentesh nga institucione të ndryshme arsimore, ku
dy prej tyre ishin nga Departamenti i Informatikës i Fakultetit të Shkencave të
Natyrës, UT. Nga data 1 nëntor, grupet u përfshinë në një trajnim specifik për
Hackathonin, nga specialist Rio Sherri, student i Departamentit të Informatikës
të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në ambjentet e Protik. Në datë 8 Nëntor,
grupet u vendosen përballë njeri-tjetrit në përpjekje për të gjetur buge dhe
për të crak-uar sisteme. Ekipi, i cili arriti të hakonte më shumë sisteme, në kohën
më të shkurtër, ishte një prej ekipeve të Departamentit, me studentë të vitit
të tretë, TIK: Olsi Seferi, Naum Zoto, Ledja Memlika, Redi Zogolli


|
|