Leksion 1



Hyrje

Komunikimet Multimediale perfshijne nje seri aplikimesh dhe infrastrukturash rrjeti. Termi "multimedia" perdoret per te treguar se informacioni/te dhenat qe transferohen ne rrjet mund te jene te perbera nga nje nga tipet e mediave vijuese:
  1. Tekst (ketu perfshihet si teksti i pa-formatuar, vargjet e karaktereve nga nje bashkesi e kufizuar karakteresh, vargje karakteresh te formatuara sic perdoren per te strukturuar dhe prezantuar dokumentat elektronike.)
  2. Imazhe (ketu perfshihen imazhe te gjeneruara nga kompjuteri, perfshire vija, kurba, dhe rrathe, dhe imazhe dixhitale te dokumentave dhe fotove.)
  3. Audio (kjo perfshin si ze me cilesi te ulet transmetimi, sic perdoret ne telefoni, dhe muzike stereofonike me cilesi te larte transmetimi, sic perdoret ne CD.)
  4. Video (ketu perfshihen sekuenca te shkurtra imazhe-filmash (te njohura si video-klipe), dhe filma te plote.)
Aplikimet mund te perfshijne :
  •  komunikimet person-person, ose 
  • komunikimet person-sistem. 
Ne pergjithesi dy persona komunikojne me njeri-tjetrin permes nje TE (Terminal Equipment) te pershtatshme, ndesa nje person bashkevepron me nje sistem duke perdorur ose nje kompjuter personal multimedial (PC), ose nepermjet nje workstation-i. Ne pergjithesi, keto jane vendosur ose ne shtepi ose ne tryezen e punes ne nje zyre dhe sistemi eshte nje sever i cili permban nje koleksion skedaresh ose dokumentash, ku secili permban informacion tekst, imazhe, audio dhe video te dixhitalizuara, ose vecanerisht ose te integruara sebashku ne nje menyre apo ne nje tjeter. Alternativisht, serveri mund te permbaje nje librari filmash/video te dixhitalizuara dhe perdoruesi bashkevepron me serverin nepermjet paisjeve perzgjedhese te peshtatshme te cilat jane te lidhura me STB (Set-Top Box) te lidhur me nje televizor. 
Ne praktike, ka nje numer te ndryshem rrjetesh qe perdoren per te siguruar infrastruktura rrjeti. Ketu perfshihen jo vetem rrjetet qe u dizenjuan ne fillim per te siguruar sherbimet e komunikimeve multimediale, por gjithashtu rrjetet qe u dizenjuan fillimisht per te ofruar vetem nje tip sherbimi, dhe si rezultat i perparimeve te teknologjive te ndryshme, keto rrjeta tani ofrojne nje game me te gjere sherbimesh. Per shembull PSTN (Public Switched Telephone Networks) gjithashtu te njohura si GSTN (General Switched Telephone Networks), u dizenjuan fillimisht per te siguruar nje sherbim baze lidhje telefonike, por si rrezultat i zhvillimit ne procesimin e sinjaleve dixhitale hardware dhe softeve qe lidhen me to, tani ato sigurojne nje game me te gjere sherbimesh, pershire tekst, imazhe, dhe video. Ne menyre te ngjashme, rrjetet e te dhenave qe u dizenjan fillimisht per te mbeshtetur aplikimet kryesore te te dhenave si e-mail dhe trasferim-skedaresh, tani mbulojne nje game me te gjere aplikimesh te cilat perfshijne imazhe, audio dhe video.

Paraqitja e informacionit multimedial

Aplikimet qe perfshijne tekst dhe imazhe perbehen nga blloqe dixhitale te dhenash. Per shembull ne rastin e tekstit, nje njesi tipike eshte nje bllok karakteresh, ku secili karakter paraqitet nga nje numer i fiksuar dixhitesh binare (bits) e njohur ndryshe si fjala-kod (codeword). Ne menyre te ngjashme, nje imazh dixhital paraqitet nga blloqe 2-dimesinale te ashtuquajtura elemente-pikture (picture elements), ku secili element paraqitet nga nje numer fiks bitesh.
Ne aplikimet qe pershijne audio dhe video, sinjalet e tyre ndryshojne vazhdimisht me kohen sic ndryshon  ampituda e zerit, audios apo videos. Ky tip sinjali njihet si sinjal analog, dhe ne pergjithesi, kohezgjatja e aplikimeve qe perfshijne audio dhe/ose video mund te jete relativisht e gjate. Per shembull nje bisede telefonike (audio), mund te zgjase disa minuta, ndersa nje film (ketu perfshihet si audio dhe video) mund te zgjase disa ore.
Ne aplikimet qe perfshijne vetem nje tip medie, perdoret ne pergjithesi paraqitja e atij tipi te medias. Ne menyre te ngjashme, ne aplikime qe perfshijne ose teks-dhe-imazhe ose audio-dhe-video, perdoret paraqitja e tyre baze me qene se keto tipe mediash kane te njejten forme paraqitjeje. Megjithate, ne aplikimet qe pershijne tipe te ndryshme mediash, te integruara sebashku ne nje menyre apo ne nje tjeter, behet e domosdoshme paraqitja e te gjitha ketyre kater mediave ne nje forme te dixhitalizuar. Ne rastin e tekstit dhe imazheve kjo eshte forma e tyre e paraqitjes. Per audion dhe videon, per shkak se forma e tyre e paraqitjes eshte sinjali analog, ato duhen te konvertohen ne nje forme dixhitale korresponduese perpara se te integrohen me dy tipet e tjera te mediave.
Dixhitalizimi i nje sinjali audio prodhon nje sinjal dixhital i cili, per shkak se amplituda e sinjalit ndryshon vazhdimisht me kohen, ka nje rang relativisht te larte bitesh. Kjo matet me bits-per-sekonde (bps), dhe ne rastin e sinjalit te nje fjalimi, nje rang tipik bitesh eshte 64kbps. Per me teper, per shkak se aplikimet qe perfshijne audio mund te kene kohezgjatje te gjate, ky rang bitesh duhet te zgjatet njelloj, ne nje hark kohor te gjate. Po e njejta gje zbatohet per dixhitalizimin e videove, me perjashtimin se rangu i biteve dhe kohezgjatja jane akoma edhe me te medha. Ne pergjithesi, sic do te tregojme me tej, rrjetat e komunikimit qe perdoren per aplikime te cilat perfshijne audio dhe video, nuk mund te perballojne rangjet e larta te biteve qe kerkojne per paraqitjen e tyre dixhitale keto media. Si perfundim, nje teknike e njohur si kompresim (compression) zbatohet fillimisht, per te ulur sasine e biteve , ne nje nivel i cili mund te perballohet nga rrjetet e ndryshme. Kompresimi zbatohet edhe per tekstin dhe imazhet, per te ulur kohen e voneses ndermjet kerkeses se informacionit, dhe berjes se tij te disponueshem (shfaqes ne monitor). 



Content