Konfigurimi i kartes se rrjetit ne nje makine te klonuar
konfigurim i kartes se rrjetit ne nje makine te klonuar mund te shfaqet si nje verprim i veshtire per shkak sepse ne rastin e nje makine te klonuar
ne skedarin /etc/sysconfig/network-scripts/ifcfg-eth0
ruhet si hardware ID MAC adresa e kartes se rrjetit te makines qe u perdor si makine baze per klonimin.
Ne momentin e ndezjes se sistemit behet nje skanim i hardware te makines dhe ruhen disa te dhena mbi te ne skedare te tjere te sistemit.
Keshtu te dhenat mbi karten e rrjetit ruhen ne skedarin /etc/udev/rules.d/70-persistent-net.rules.
Ne skedarin /etc/udev/rules.d/70-persistent-net.rules do te kemi informacion per dy karta rrjeti njera (normalisht nen emrin eth0) qe i referohet MAC adreses se kartes se rrjetit te makines baze dhe e dyta (normalisht nen emrin eth1 ose ethx) MAC adreses se kartes se rrjetit qe ka realisht makina e klonuar.
Per kete arsye ne momentin e ndezjes ne skedarin /etc/udev/rules.d/70-persistent-net.rules , nderfaqa eth0 ka nje MAC adrese e cila nuk gjendet ne skedarin e konfigurimit/etc/sysconfig/network-scripts/ifcfg-eth0 , pasi ne kete skedar eshte ruajtur MAC adresa e kartes se makines baze. Ne keto kushte sistemi konfigurion nderfaqen me emrin eth1.
Per te zgjidhur kete situate: fshijme permbajtjen e skedarit /etc/udev/rules.d/70-persistent-net.rules fshijme informacionin mbi MAC , hardwareId ose UUID ne skedarin /etc/sysconfig/network-scripts/ifcfg-eth0 reboot-ojme sistemin pas ketyre veprimeve mund te konfigurojme karten e rrjetit si ne nje makine te instaluar normalisht , jo te klonuar.
1- Konfigurim i kartes se rrjetit ne nje makine te klonuar
2- Konfigurim i kartes se rrjetit ne nje makine te klonuar (vazhdim)
Konfigurimi i nje karte rrjeti shtese
Figura me poshte ilustron konfigurimin e serverit ne menyre te tille qe te lidhet me dy rrjeta te ndryshem:
Per te konfiguruar nje karte rrjeti shtese duhet te krijojme nje skedar me emrin /etc/sysconfig/network-scripts/ifcfg-eth1 duke u bazuar ne modelin e skedarit /etc/sysconfig/network-scripts/ifcfg-eth0 , por duke u kujdesur qe te heqim cdo refernce qe mund te kemi tek hardware i kartes ( MAC Address, HardwareID, UUID) nga skedari /etc/sysconfig/network-scripts/ifcfg-eth1.
Shenim
Nese makina jane ne VMWARE mund te percaktojme per sejcilen nga kartat network me te cilin do te lidhet. Ne kete rast konfigurimi IP i kartes do te jete sipas rrjetit ku ndodhet.
Si te identifikojme ne cilin rrjet eshte lidhur karta?
Rrjeti ku eshte lidhur karta
Tanime qe jemi te qarte per menyren se si percaktojme sakte rrjetin me te cilin duam ta lidhim nje karte, do te procedojme me shtimin e nje karte tjeter shtese ne makinen tone duke u bazuar ne skicen me lart. Adresat IP te rrjetave jane marre si shembull, qe te funksionoje shembulli ndryshoni IP e rrjetave sipas IP qe kane ne kompjuterin tuaj rrjetat me VMNET8 dhe VMNET9.