Master Profesional në "Informatikë Biznesi"

Misioni kryesor i Masterit Profesional në Informatikë Biznesi është të pajisë studentët me njohuri të gjera rreth sistemeve të ndryshme të informacionit që mbështesin proçeset e biznesit, si dhe mbi aspekte specifike të  tyre si  siguria, pavarësia nga vendndodhja (p.sh. në aplikime mobile), etj. Qëllimi i tij është të përgatisë specialistë të pajisur me njohuri mbi teknologjitë e fundit informatike që mund të mbështesin shumë proçese biznesi.

Objektivat e programittë studimit përfshijnë:

  • Thellimin  e njohurive të fituara gjatë ciklit të parë të studimeve Bachelor në Informatikë
  • Njohja e studentëve me sisteme të ndryshme informacioni në funksion të situatave reale
  • Rritja e aftësive të punës në grup nëpërmjet përfshirjes së studentëve në projekte kursi
  • Përmirësimi i aftësive të shkrimit teknik dhe komunikimit të studentëve
  • Pajisja e studentëve me njohuri mbi menaxhimin e projekteve të sistemeve informatike
  • Përmirësimi i teknikave të punës me bazat e të dhënave si dhe aspekte të tjera rreth tyre (p.sh. sistemet e raportimit)
  • Aftësimi i studentëve në lidhje me analizimin e sistemeve të biznesit dhe përmirësimit të tyre nëpërmjet sistemeve të informacionit

       Mundesi per punesim

  • Si specialist informatike në administratën publike ose në ndërmarrje të ndryshme ekonomike
  • Si arkitekt softuare ose zhvillues kryesor në kompani impelementimi zgjidhjesh informatike 
  • Si arkitekt softuare ose zhvillues kryesor në industrinë e telekomunikacionit, bankare apo shëndetësore
  • Si analist sistemesh biznesi në njësi të ndryshme ekonomike
  • Si menaxher projektesh të teknologjisë së informacionit

PLANET MESIMORE

Plani mësimor për vitin akademik 2014-2017, 2015-2018,2016-2019