Programi i studimit “Bachelor” në TIK ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët
me njohuri bazë aplikative në fushën e
teknologjisë së informacionit dhe komunikimit si dhe nëdisiplinat
mbështetëse, të formojë specialistë me kompetenca të zgjeruara praktike në fushat e
implementimeve të sistemeve informatike si dhe
specialistë në lidhje me nevojat
e teknologjisë së informacionit në
sektorin publik apo privat. Objektivat e programittë studimit përfshijnë: - Përgatitjen e studentëve me njohuritë bazë mbështetëse teorike në funksion të teknologjisë së informacionit.
- Njohjen e studentëve me teknologjitë konkrete që përdoren së fundmi në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
- Njohjen e studentëve me bazat e konceptimit dhe implementimit të harduerëve mbështetës të sistemeve informatike.
- Aftësimin e studentëve në analizimin kritik të sistemeve të biznesit, me qëllim përmirësimin e tyre me anën e sistemeve të informacionit.
- Studentët të fitojnë aftësi për të komunikuar qartësisht me shkrim apo nëpërmjet prezantimeve koncepte teknike.
- Përgatitja e studentëve me aftësitë e nevojshme të komunikimit për integrim në skuadra pune në sektorë multidisiplinarë.
Mundësitë e punësimit Studenti i diplomuar në këtë program studimi mund të punojë si specialist i teknologjisë së informacionit: - Në administratën publike
- Në kompani implementimi zgjidhjesh informatike
- Në institucione bankare, telekomunikacion, shëndetësore, etj.
- Në ndërmarrje të ndryshme ekonomike
|
|