Universiteti i Tiranës është universiteti më i madh publik, që ka ndikim të madh në jetën shkencore dhe social-ekonomike ne vend. UT ka një emër prestigjioz, që çdo brez pedagogësh e studentësh përpiqet jo vetëm ta ruajë, por ta çojë edhe më lart.
Këtë vit Universiteti i Tiranës feston 60-vjetorin e krijimit të tij. Në kuadrin e aktiviteteve dhe veprimtarive të shumta që organizohen në këtë vit jubilar, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në bashkëpunim me disa Institucione Partnere, organizon KONFERENCËN E SHKENCAVE TË NATYRËS DHE TEKNOLOGJISË (KSNTEK 2017), që do të mbahet në Tiranë, më 17-18 Nëntor 2017.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm, ku stafi akademik, kërkuesit shkencorë dhe studentët do të diskutojnë e shkëmbejnë eksperiencat e tyre kërkimore e shkencore dhe arritjet e fundit në shkencat e natyrës dhe në teknologji.
|
Te reja >